Foto: Facebook, lojtarët e ARSENALIT duke e festuar golin e shënuar

Arsenal shënon fitore të lehtë ndaj Leicesterit

Ndeshja përmbyllëse e xhiros së nëntë në Premierligën angleze ka sjellë katër gola.

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Leicesterit.

Pjesa e parë nisë mirë për mysafirët  ku pas 31 minutave kaluan në epërsi me autogolin e Bellerin.

Arsenali barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë pas një aksioni të mirë ndërtuar ndërmjet Bellerinit dhe Ozilit, ku ky i fundit shënoi për rezultatin e pjesës së parë 1:1.

Pjesa e dytë nisi furishëm për “topçinjtë”, por për golin u desh të pritej minuta e 63-të, kur zëvendësuesi Augameyang shënoi për golin e epërsisë pas asistimit të Bellerinit.

Edhe goli i tretë dhe përfundimtar u shënua pas një super aksioni të cilin e përfundoi sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang.

Arsenali pas kësaj fitore radhitet në vendin e katërt ku nga nëntë xhiro ka grumbulluar 21 pikë, aq sa ka edhe vendi i tretë Chelsea.

Ndeshjen e ardhshme skuadra e Arsenalit luan ndaj Crystal Palace si mysafir.

Tabala e Premierligës pas përfundimit të xhiros së nëntë