Arsenal, Man Utd e Milano luftojnë për sulmuesin belg

Reprezentuesi belg Yannick Carrasco është shumë afër transferimit në Arsenal, raporton Sky Italia.

Sipas mediumit italian, për 25 vjeçarin kanë shprehur interes edhe Manchester United dhe Milano, por raportohet se Carrasco ka dhënë dritën e gjelbër për kalimin në ‘Emirates’.

Ish sulmuesi i Atletico Madridit, vitin e kaluar ishte transferuar tek skuadra kineze Dalian Yifand, por siç duket ai është i gatshëm për një rikthim në Europë.