Arsenal e fiton derbin londinez e mposht Chelsean (Foto)

Arsenal e ka fituar derbin e xhiros së 23-të, ndaj Chelseas me rezultat 2-0.

“Topçinjët” e nisën mirë, pasi në minutën e 14’ kaluan në epërsi golin e bukur të Lacazette.

Për rezultatin 2-0,  u përkujdes mbrojtësi Kosicenly në minutën e 39’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë nuk pamë shumë nga loja, ku të dy skuadrat u munduan të shënojnë gol, por nuk ia arritën qëllimit.

Vlen të theksohet se mbrojtësi Hector Bellerin, pësoi një lëndim të rëndë dhe u zëvendësua në minutën e 72’.

Arsenal pas kësaj fitore mbetet në vendin e pestë me 44 pikë, ndërsa Chelsea në të katërtin me 47 pikë.