Arrestohet në Gërmi Action Bronson, kjo është arsyeja

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson, është është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, gjatë performancës së tij në festivalin “Sunny Hill” që është organizuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

Arsyeja e arrestimit të Bronson thuhet të jetë ndezja e marihuanës në skenë.

Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë edhe policinë, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson emri i të cilit është Arian Asllani, ka performuar mbrëmë në festivalin “Sunny Hill”.

Artisti siç duket e ka shijuar kohën sa ka qenë në trojet shqiptare, pasi herë pas here është parë duke postuar ushqime tradiocionale.

Në mesin e “çajeve të rusit”, specave, llokumave ushqimi i cili e la pa fjalë reperin ishte flija, ani pse në konferencën e mbajtur për media ai foli në gjuhën angleze, reagimin për këtë ushqim ai e bëri në gjuhën shqipe.

“Oooooofa bre”, ka shkruar mbi foto reperi. /21Media