Foto: Ajax/Twitter

Ajax fiton me rezultat të thellë (Foto)

Ajax është rikthyer te fitoret pas humbjes dëshpëruese në Ligën e Kampionëve ndaj Realit, duke mposhtur NAC Bredan me rezultat të thellë 5-0, në kuadër të xhiros së 25-të.

Vendasit pjesën e parë e mbyllën me epërsi 1-0, me golin e Tadicit në minutën e 38’.

Pjesa e dytë Ajaxit i takoi në tërësi duke i shënuar edhe katër gola.

Fillimisht Dolberg  e dyfishoi epërsinë në minutën e 53’.

Në minutën e 59’ Kastaneer shënoi autogol për rezultatin 3-0.

Vendasit nuk u ndalen me kaq pasi i shënuan edhe dy gola në minutat 67’ me Tadicin dhe në të 71’ me Ziyech.

Pas kësaj fitore Ajaxi pozicionohet në vendin e dytë me 53 pikë.