Ajax fiton me rezultat 8-0 (Foto)

Ajaxi e ka shënuar një fitore të thellë ndaj Graafschapit, me rezultat 8-0, në kuadër të xhiros së 16 në ligën holandeze Eredivisie.

Ajaxi serinë e golave e hapi me Tadic në minutën e 18’, për të vazhduar me Mazaraouin në minutën e 25’ dhe Ziyech në minutën e 32’.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe pesë gola.

Në minutën e 62’, u përkujes Hakim Ziyech për golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe për rezultatin 4-0.

Daley Blind shënoi në minutën e 65’, për rezultatin 5-0.

Për ‘hat trick’-un e tij dhe rezultatin 6-0, shënoi Hakim Ziyech në minutën e 69’.

Daley Blind i shënoi dy golat e fundit në minutën e 75’ dhe 90’.

Pas kësaj fitore Ajaxi pozicionohet në vendin e dytë me 43 pikë.