Gjykimi i Binak Panxhës - Foto: KALLXO.com
Ndihet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e dy vëllezërve Berisha
I akuzuari Binak Panxha është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e dy vëllezërve Ramiz dhe Arsim Berishës.
“Jam i pafajshëm në lidhje me akuzat të cilat më ngarkohen”, tha i pandehuri Panxha në Gjykatën e Pejës.
Prokuroria Themelore në Pejë e akuzon Binak Panxhën se shkaku i prerjes së pyllit, me dashje i ka privuar nga jeta dy vëllezërit Ramiz dhe Arsim Berishën.
Në aktakuzë thuhet se dy viktimat së bashku me shokun e tyre Jetlir Gashin ishin nisur me kuaj në pyll për të prerë dru. Pasi i parkojnë qerret buzë rrugës dhe futen në pyll (pronë e të pandehurit) për të prerë dru, pas disa çastesh viktima Arsim dëgjohet duke thirrur: “Kush hamami jeni ju”? dhe në atë moment i pandehuri Binak nga arma automatike shkrep 3 herë e më pas shkrep rafal 11 herë, duke i privuar kështu nga jeta tani të ndjerët.
Pas aktit, në aktakuzë thuhet se i akuzuari i largon trupat e të ndjerëve duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes, me ç’rast i vendos në pjesën e tokës pa pronar.
KALLXO.com vazhdimisht ka përcjell këtë proces gjyqësor.
https://kallxo.com/video-vellezerit-panxha-nuk-flasin-asnje-fjale-ne-gjykate/
Arsim e Ramiz Berisha u vranë në Kosuriq të Pejës më 22 korrik të vitit 2017.
https://kallxo.com/vellezerit-qe-u-vrane-kishin-shkuar-ne-mal-per-dru/
Kallxo.com