Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme. Foto: Facebook

Ministri Kërkon të Merret Seriozisht Plani i Policisë për Festat

Flamur Sefaj, ministri i Punëve të Brendshme u ka kërkuar qytetarëve që ta marrin seriozisht planin e policisë për festat e fundvitit.

Kërkesën ministri e ka bërë për t’u shmangur aksidentet.

“Me qëllim që të evitohen incidentet e mundshme, qytetarët e Kosovës duhet t’i marrin seriozisht kërkesat që vinë nga institucionet e rendit për maturi gjatë festave\’, shkroi ministri Sefaj në facebook.

Ai kërkoi bashkëpunim të qytetarëve me forcat e rendit.

“Bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës me institucionet e sigurisë së vendit, do të ndihmonte që festat e fundvitit ta kenë kuptimin e vërtetë të tyre”, shkroi Sefaj.

KALLXO.com ka shkruar për planin e policisë për festa.

http://kallxo.com/policia-tregon-masat-per-ofrim-sigurie-gjate-festave/