Milaim Zeka-mësimdhënësve: Mos i dëgjoni deputetët, ndërpritni grevën

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka në seancën e Kuvendit u ka bërë thirrje mësimdhënësve ta ndërpresin grevën.

Ai ka kritikuar deputetët për “nxitje të grevave”.

“U bëjë thirrje të gjithë mësuesve, të gjithë punëtorëve të arsimit të kthehen në vende  e punës dhe të mos dëgjojnë deputetët demagog që rrejnë dhe manipulojnë publikisht që i hedhin benzinë zjarrit të Kosovës vetëm për do vota të mjera. Dhe këtë e bëjnë ata deputet që në jetën e tyre kurrë nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë perspektivë”, tha Zeka.

Deputeti shtoi se deputetët janë marr vesh për zbritje të rrogave të presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve.