Mësuesi Shpallet i Pafajshëm për Ngacmim Seksual

Mësuesi me inicialet M. S. i Shkollës Fillore “Dëshmorët e Lirisë” të fshatit Manastirc të Ferizajt është shpallur sot i pafajshëm për akuzën keqpërdorim seksual i personave të mitur.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Avni Ibrahimi, avokati i këtij mësuesi.

Ibrahimi tha se mësuesi u shpall i pafajshëm për mungesë provash.

Mësuesi dyshohej se ngacmoi seksualisht një nxënëse 12 vjeçare të kësaj shkolle në nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa familjarë të saj protestuan po në nëntor në oborr të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”.

Këtij mësuesi në nëntor i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa aktakuza ndaj tij qe ngritur në shkurt të këtij viti.