Stadiumi i Prishtinës, Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Më 28 korrik testohet stadiumi i Prishtinës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar që stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është gati për ndeshjen testuese, më 28 korrik.

Më tej ata kanë njoftuar që stadiumi i Prishtinës pritet t’i plotësojë kushtet për kategorinë e katërt të UEFA-s.

“Në këtë stadium do t’i zhvillojë ndeshjet Kombëtarja e Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve, format i ri i UEFA-s, që nisë në shtator të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Më 28 korrik stadiumi testohet nga ish-futbollistë, politikanë e artistë.

Më poshtë gjeni fotografitë e stadiumit të Prishtinës të publikuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Facebook.