Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Mbyllet sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur sesionin pranveror të tij.

Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Ai tha se sesioni vjeshtor nis sipas rregullave të Kuvendit.

Lajmin ai e dha pas dështimit për votim të propozim-rezolutës lidhur me dialogun me Serbinë, të paraqitur nga deputeti Visar Ymeri.

Haliti konstatoi se në sallë janë 44 deputetë, pra nuk ka kuorum dhe se propozim-rezoluta nuk është harmonizuar nga deputetët.

Për shkak të mungesës së kuorumit dhe mungesës së Qeverisë për sesionin vjeshtor u shtynë edhe disa projektligje.