Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Malishevë, plagos veten duke manipuluar me pistoletë

Një person është vetëplagosur dje në fshatin Marali të Malishevës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari gjatë manipulimit me pistoletë ka plagosur veten.

I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka njoftuar se në vendin  e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë pa municion.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.