Lluka takoi Kryetarin e ri të Odës Ekonomike të Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka trakoi Berat Rukiqin, Kryetarin e ri të Odës Ekonomike të Kosovë.

Ai tha se në këtë vizitë u dakorduan për bashkëpunim.
“Sot isha për vizitë në Oda Ekonomike e Kosovës për t’ia uruar përgjegjësinë e re Kryetarit të ri të Odës, Berat Rukiqi, me të cilin diskutuam për rritje të bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe atij publik. Beratin e njoh për një kohë të gjatë dhe besoj që me aftësitë dhe përgatitjen profesionale që posedon, do ta përfaqësoj këtë institucion në mënyrën më të mirë të mundur”, shkroi Lluka.

Ai po ashtu pati një urim për ish-Kryetarin e OEK-së.

“Safet Gerxhaliut i deshiroj suksese në përgjegjësitë e reja. Goja i lumt”, përfundoi ai.