Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër mbahen zgjedhjet për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës

Nesër do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, OEK ka treguar se cilët do të jenë kandidatët për kryetar.

Kandidate për kryetare do të jetë Erëza Vela, pronare e kompanisë MIG Sh.p.k.

Për për kryetar të OEK do të kandidojë edhe pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj.

Ndërsa kandidati i tretë për kryetar të OEK është Lulzim Rafuna i cili është propozuar nga kompania “Mabetex Holding”.