Ilustrim - Vjedhje e veturës

Vidhet një veturë në Pejë

Një person ka vjedhur një veturë me targa vendore në rrugën “Emrush Miftari” në Pejë.

Vjedhja ka ndodhur në orën 04:00.

Viktima e kishte të parkuar veturën para furrës së bukës ku ai punon.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.