Pallati i Drejtësisë - FOTO: Fatrion Ibrahimi / KALLXO.com

Vazhdon gjykimi ndaj 8 të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares

Tetë të dyshuarit që përbëjnë grupin e dytë të të akuzuarve në rastin e dhunimit të 11-vjeçares janë ulur sot në bankën e të akuzuarve para Gjykatës së Prishtinës.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor është mbajtur para gjyqtarit të departamentit për të mitur Adnan Isufi.

Seanca e tillë ishte e mbyllur për publikun për shkak të viktimës së mitur.

I njëjti për KALLXO.com ka konfirmuar se të gjithë të akuzuarit janë të moshës madhore, ku shtatë prej të cilëve ndodhën nën masën e paraburgimit kurse njëri ndodhet në liri.

Seancat e radhës pritet të mbahen me 7 dhe 13 korrik.

Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave në dhjetor të vitit që shkoi.

Të njëjtët janë ngarkuar me vepra penale të dhunimit, trafikimit me njerëz dhe veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz, të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”,i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi, i pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi si dhe i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit””- thuhet në njoftimin publik të lëshuar nga Prokuroria.

Aktakuzë ndaj 8 personave që dyshohen se dhunuan dhe trafikuan 11-vjeçaren