Aktakuzë ndaj 8 personave që dyshohen se dhunuan dhe trafikuan 11-vjeçaren

Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të dyshuar se ishin të përfshirë në dhunimin dhe trafikimin e 11-vjeçares.

Prokuoria ka ngritur aktakuzë për rastin e dhunimit të të miturës që dyshohet se ka ndodhur në qershor të këtij viti.

Sipas aktakuzës tashmë të akuzuarit po ngarkohen me veprat penale si dhunim, trafikim me njerëz dhe me veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz, të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”,i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi, i pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”- thuhet në njoftimin publik të lëshuar nga Prokuroria.

Po ashtu në fillim të këtij viti, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj 5 personave, ndaj 2 personave madhorë E.R. dhe Sh.K., si dhe ndaj tre të miturve, të cilët gjenden në paraburgim.

Aktakuzë ndaj 5 personave që dyshohen për dhunimin seksual të 11-vjeçares