Foto: Ilustrim

Therje me thikë në Gjilan

Një mosmarrëveshje ka bërë që një person ta therë një person tjetër në Gjilan.

Policia ka sqaruar se mbrëmjen e kaluar një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë një person tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Mjekët kujdestar kanë treguar se lëndimet e viktimës janë të lehta dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.