Ilustrim

Rrahje në një qendër tregtare në Gjilan

Një rrahje ka ndodhur para disa minutave në një qendër tregtare në Gjilan.

KALLXO.com mëson se në rrahje dyshohet se janë përfshirë dy persona, të dy punëtorë të qendrës tregtare.

Në lidhje me rastin KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Rajonit të Gjilanit.

“Ekipet policore janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për momentin nuk kemi asnjë informacion konkret në lidhje me rastin”, tha Zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.

Tutje siç mëson KALLXO.com njëri nga të përfshirët në rrahje është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.