Arma e sekuestruar, Foto: Policia e Kosovës

Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë, intervistohet një 25-vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka sekuestruar një armë zjarri në një veturë sot pasdite në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari F.S., 25-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Ndaj tij, njofton tutje Policia, është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana”, në Prishtinë, gjatë një kontrolli rutinor, kur është ndaluar vetura e tipit “Range Rover”.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë 2 personave  dhe veturës, Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë përveç armës së shkurtë, edhe karikator dhe 6 fishekë.