Ilustrim

Gjenden armë pa leje në veturë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj pasi te të njëjtit ka gjetur armë pa leje. Armët e zjarrit pa leje janë gjetur në veturën e tipit BMW gjatë një kontrolli të bërë ngapolicët në Ferizaj në rrugën “Remzi Hoxha”.

Gjatë kontrollit në orët e para të mëngjesit, në veturën në të cilën ishin shoferi 29-vjeçar dhe pasagjeri 27-vjeçar, policia ka gjetur dy armë dhe fishekë.

Te shoferi B.J, është gjetur një pistoletë me 11 fishekë ndërsa te pasagjeri M.A është gjetur një pistoletë me pesë fishekë.

“Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të datës 11.03.2024.

Policia ka njoftuar se si provë materiale dy armët e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar.