U kapën me armë, maskë të zezë - Arrestohen tre persona

Tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar nga Policia në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të makinës së të dyshuarve, ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, armë, maskë e mjete të forta hekuri.

Ngjarja sipas raportit 24 orësh të Policisë ka ndodhrur në ora 22:55 më datë 11.02.2024.

“Pas marrjes së një informate, njësiti policor ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të shkurta – pistoleta, njëmbëdhjetë fishekë, dy karikatorë, një maskë e zezë, një boks hekuri dhe një shufër metalike”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.