Ilustrim

Qytetari kërkon tërheqjen e 5 granatave që i kishte fshehur më 1999

Një qytetar ka  raportuar në Policinë e Kosovës një veprim të cilin e kishte kryer 20 vite më parë.

Bëhet fjalë për fshehjen në tokë të 5 granatave të dorës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ky raportim ka ndodhur në fshatin Morinë të Gjakovë dje rreth orës 09:15.

Sipas policisë, qytetari ka raportuar se në vitin 1999 afër shtëpisë së tij kishte fshehur nën dhe pesë granata dore, kurse në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i FSK-së për deminim.

FSK-ja ndërkaq, ka bërë tërheqjen e dy mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt.