Prokurorët e Prishtinës zgjedhin anëtarin e tyre në Këshillin Prokurorial

Jehona Grantolli, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është zgjedhur anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kundër kandidatë të prokurores Grantolli ishin prokurorët Armend Hamiti dhe Shkelëzen Ibrahimi.

Në praninë e Komisionit zgjedhor të udhëhequr nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike procesi i votimit zgjati për 65 minuta ku votuan 55 prokurorë.

Në numërimin e votave morën pjesë 3 kandidatët dhe kryeprokurori Kujtim Munishi.

Prokurorja Jehona Grantolli fitoi  25 vota, duke lënë pas Armend Hamitin me 19 vota dhe Shkelzen Ibrahimin me 10 vota.

Ndërsa një votë u shpall e pavleshme pasi në të ishin rrumbullaksuar dy kandidatë.

Grantolli do të jetë anëtare e KPK-së me një mandat 5 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Sot nga ora 11:30 do të bëhet zgjedhja e anëtarit të KPK-së nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Ferizajt.