Arkiv - Xhabir Zharku

Prokuroria kërkon edhe dy muaj paraburgim për Xhabir Zharkun

Prokuroria kërkon edhe dy muaj paraburgim për Xhabir Zharkun

Prokuroria e Ferizajt të premten ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Këtë për kallxo.com e ka konfirmuar prokurori i rastit Rasim Maloku

“Të premten kemi paraqitur kërkesë për vazhdim e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Xhabir Zharkut, gjykata pritet të vendos sot lidhur me kërkesën”, ka thënë prokurori Maloku.

Xhabir Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Xhabir Zharku po qëndron në paraburgim nga data 15 dhjetor e vitit të kaluar.

Zharku ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com për Xhabir Zharkun – LINK