Foto: Prokuroria e Pejës

Prokuroria e Pejës për 15 muaj ngriti 116 aktakuza për ndërtime pa leje

Prokuroria e Pejës ka njoftuar se për periudhën kohore prej 15 muajsh ka ngritur 116 aktakuza për ndërtime pa leje.

15 prej 116 aktakuzave janë ngritur për periudhën janar-mars të këtij viti.

Ndërsa në vitin 2021 kjo prokurori ka ngritur 91 aktakuza kundër 96 personave për ndërtime pa leje.

“Kurse, 3  (tri)  aktakuza janë ngritur ndaj tre (3) personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”, nga neni 360, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatë.

Prokuroria njofton se shumica e rasteve gjatë vitit 2021 dhe 2022 janë si rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të prokurorit.