Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Prishtinë – Sulmohet nga dy persona të maskuar

Një person është sulmuar në Prishtinë nga dy personat të maskuar.

Sipas policisë rasti kishte ndodhur me dy nëntor rreth orës 23:20, në rrugën “Asdreni “.

I dëmtuari ka informuar se derisa ishte duke ecur këmbë, është sulmuar me një mjet të fortë, nga dy persona të maskuar.

Sipas viktimës, njëri ishte i armatosur me armë zjarri.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar.