(Ilustrim) Foto: KALLXO.com

Kryeprokurori i Prishtinës arrin në vendin ku pati të shtëna me armë zjarri

Një incident me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur sonte, më 13.06.2024, në rrugën “Xheladin Hana” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30 dhe se nuk njoftohet për të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të plumbave dhe se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të dyshuarve.

Në vendin e ngjarjes para pak minutave ka arritur edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Zejnullah Gashi.