Foto-ilustrim

Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e djalit të axhës në Novosellë të Pejës

Gjykata e Pejës i ka caktuar paraburgimin të dyshuarit për vrasjen ndodhur ditë më parë në Novosellë të Pejës.

Faton Brahimit i është caktuar paraburgimi prej 1 muaji për vepër penale të vrasjes si dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur më 24 të këtij muaji në oborrin e të ndjerit.

Sipas njoftimit të gjykatës, i dyshuari dhe viktima, kanë pasur mosmarrëveshje rreth pronës.

“Gjersa tani i ndjeri ishte duke e thurur pronën, vie deri tek konflikti verbal lidhur me pronën, me ç’rast i pandehuri nga shtëpia e tij merr armën dhe gjuan në drejtim të tani të ndjerit dhe si pasojë e goditjeve nga arma tani i ndjeri nga plagët e shkaktuara vdesë gjersa i pandehuri së bashku armë largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

KALLXO.com, ka raportuar disa herë në lidhje me këtë rast.

Vrasja në Novosellë të Pejës, i dyshuari dhe viktima janë familjarë

I dyshuari për vrasjen në Novosellë dyshohet se është arratisur i armatosur

Vrasje në fshatin Novosellë të Pejës