Vrasja në Novosellë të Pejës, i dyshuari dhe viktima janë familjarë

I arratisuri Faton Brahimaj, i cili po kërkohet nga ana e Policisë për vrasjen e cila ndodhi në fshatin Novosellë në Pejë, është familjar i viktimës.

Siç mëson KALLXO.com i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka kryer vrasjen, ndërsa po kërkohet me njësi të shtuara të policisë.

Përveç arratisjes i dyshuari siç mëson KALLXO.com është edhe i armatosur me armën që dyshohet se ka përdorur në rast të vrasjes së familjarit të tij.

I dyshuari për vrasjen në Novosellë dyshohet se është arratisur i armatosur

Vrasje në fshatin Novosellë të Pejës