Ilustrim

I dyshuari për vrasjen në Novosellë dyshohet se është arratisur i armatosur

Policia në Pejë është vënë në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e cila ka ndodhur pas orës 14 në fshatin Novosellë të Komunës së Pejës.

KALLXO.com mëson se Faton Brahimaj po kërkohet prej policisë për vrasjen ne Pejë.

Policia siç mëson KALLXO.com ka formuar unazën e çeliktë e cila shërben për kontroll të shtuar dhe për të arrestuar të dyshuarin për vrasjen.

Tutje siç mëson KALLXO.com policia në Pejë është duke kryer edhe bastisje por edhe kontrolle, ndërsa janë ftuar njësi edhe të K-9 (njësia e qenve) për të ndihmuar në kërkimin për arrestimin e të dyshuarit.

Gjithashtu siç merr vesh KALLXO.com i dyshuari për vrasjen në Pejë, është arratisur nga vendi ngjarjes ndërsa dyshohet që është edhe i armatosur.

Vrasje në fshatin Novosellë të Pejës