Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Mungon në gjykatë i akuzuari për dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas

Në gjykatën e Mitrovicës ka dështuar të mbahet seanca ndaj të pandehurit K.B.

I lartcekuri akuzohet nga Prokuroria e Mitrovicës se në korrik të viti 2019 në fshatin Kçiq i Madh kishte ushtruar keqtrajtim psikologjik dhe fizik ndaj  bashkëshortes së tij.

Tutje akuza e prokurorisë thotë se i pandehuri kishte cënuar dinjitetin e bashkëshortes brenda një marrëdhënie familjare, ashtu që në ditën kritike, sipas akuzës pa kurfarë arsye fillon të bërtas dhe të ofendojë të dëmtuarën dhe familjen e saj, duke e quajtur me emra të shëmtuar.

Pas kësaj e dëmtuara është frikësuar dhe shqetësuar dhe në korrik të vitit 2019 ajo shkon tek familja e saj së bashku me fëmijën.

Më këtë K.B., akuzohet se ka kryer veprën penale “ Dhunë në familje “.

Gjykimi për këtë rast ishte paraparë të fillojë në Gjykatën e Mitrovicës, mirëpo seanca nuk ka arritur të mbahet për shkak të mungesë së të akuzuarit K.B.

Gjyqtari Gëzim Ademi ka njoftuar palët se përmes parashtresës nga mbrojtësit i të pandehurit, avokati Musa Damati, gjykata ishte njoftuar se i pandehurit nuk gjendet në Kosovë.

Andaj për këtë nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për mbajtje e seancës së shqyrtimit fillestar.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.