Kapet me marihuanë afër shkollave në Viti, 30 ditë paraburgim

Gjykata e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit me inicialet F. R.

Sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, gjatë një kontrolli të zyrtarëve policorë në afërsi të shkollave të mesme në Komunën e Vitisë, tek i pandehuri është gjetur një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 4.4 gramë.

Gjyqtari i rastit, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Pasi për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në njoftim e Gjykates së Gjilanit.