Arkiv - Seanca ndaj ish-shefit të AKI-së, Driton Gashi, i akuzuar lidhur me deportimin e gylenistëve. FOTO - KALLXO.com

Ish shefit të AKI-së dhe dy të akuzuarve të tjerë u vërtetohet aktakuza në rastin e 'gylenistëve'

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat për hudhjen e aktakuzës kundër Driton Gashit, ish shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Valon Krasniqit zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmanit, zyrtar policor, të cilët po akuzohen për ekstradimin e gjashtë shtetasve turq.

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke i dhënë formë të prerë akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë.

Akuzat ndaj Gashit, Krasniqit e Sylejmanit, kanë të bëjnë me deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi.

Në mëngjesin e 29 marsit 2018, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Jusuf Karabina u arrestuan e më pas u depërtuan për në Turqi.

Arrestimi i gjashtë shtetasve turq, u bë nga institucionet e Kosovës, ndërsa operacioni për depërtimin e tyre, nga ekspertët e fushës u vlerësua se u përcoll me një “mal shkeljesh ligjore”.

Vetëm pasi që Hasan Hysein Gunakan u depërtua në Turqi, u kuptua se kishte ndodhur një gabim dhe se i njëjti ishte depërtuar gabimisht në vend të Hasan Hysein Demir.

Ndonëse i depërtuar gabimisht, më 28 janar të vitit 2020, sipas raportimeve të mediave turke, Gunakan u dënua me mbi 8 vite burgim nga Gjykata në Stamboll.

Vetëm pasi që Hasan Hysein Gunakan u depërtua në Turqi, u kuptua se kishte ndodhur një gabim dhe se i njëjti ishte depërtuar gabimisht në vend të Hasan Hysein Demir.

Ndonëse i depërtuar gabimisht, më 28 janar të vitit 2020, sipas raportimeve të mediave turke, Gunakan u dënua me mbi 8 vite burgim nga Gjykata në Stamboll.

Prokuroria pretendon se të pandehurit Driton Gashi, Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylejmani, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjashtë shtetasit turq janë të akuzuar për lidhje e tyre me Fetullah Gylen, njeriun për të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016.

Arsyetimi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq ishte se ata paraqesin ‘rrezik për sigurinë kombëtare’.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me rastin e gjashtë shtetasve turq mund t`i lexoni duke klikuar në LINK