Gjykimi ndaj të akuzuarve për shembjen e ish Hotel “ Adriatik “ në Mitrovicë
Gjykimi ndaj të akuzuarve për shembjen e ish hotel “Adriatik” në Mitrovicë ku kishte mbetur i vdekur 27 vjeçari Visar Behrami ishte paraparë të filloj sot në gjykatën e Mitrovicës.
Por seanca e shqyrtimit fillestar ka dështuar të mbahet për shkak të mungesë së prokurorit dhe mbrojtësit të të pandehurit Afrim Hoti.
“Dje nga ana e mbrojtësit i të pandehurit Afrim Hotit avokati Gani Veseli jam i njoftuar se ka probleme shëndetësore… ka kërkuar shtyrjen e seancës nga ana tjetër prokurori i shtetit Arian Xhema është në pushim vjetor dhe për këtë e ka njoftuar gjykatën”, konstatoi gjyqtari Nikolla Petronijeviq.
Andaj në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seanca e njëjta është shtyrë për muajin qershor.
Prokuroria e Mitrovicës kishte ngritur aktakuza Afrim Hotin dhe Qamil Hajrizaj në drejtim të veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, pasi nga punët po kryheshin në ish hotelin “ Adriatik”, ishte shembur një pjesë e hotelit duke e zënë tashmë të ndjerin Behrami.
Akuza e prokurorisë thotë së se me 22 prill 2019 në Mitrovicë jug në objektin e ish hotel “ Adriatik “, ku të drejtën e nënqiramarrës për 99 vite janë të regjistruar Lavdita, Erolinda, Rina Zeka dhe Ismet Osmani, e të cilën pronë e kishte marr me qira i pandehuri Afrim Hoti në marrëveshje gojore me të dëmtuarin Abedin Zeka.
Sipas akuzës i pandehuri Afrim Hoti pastaj në cilësinë e punëdhënësit kishte bërë marrëveshje me të pandehurin Qamil Hajrizaj në cilësinë e punë – kryesit ku dy të pandehurit nga pakujdesia pa konsultimin e ekspertit përkatës për rrënimin e objekteve, nuk kanë vepruar sipas rregullave teknike mbi masat mbrojtëse edhe pse kanë qenë të obliguar, raporton Kallxo.com.
Tutje akuza e prokurorisë thotë se sipas marrëveshjes gojore në mes të pandehurve, i pandehuri Qamil Hajrizaj ka filluar të kryej punët në objektin e ish hotel “ Adriatik” duke i prerë shtyllat ( stubat ) e katit të parë të objektit, së bashku me punëtorët A.M., M.M., dhe S.S., po pastronin objektin në katin e parë.
Tani i ndjeri Visar Behrami ishte hipur në skele dhe po prente shtyllën e katit të parë të objektit, kolegët e tij të punës e vërejnë se po shembet një pjesë e objektit, fillojnë të ikin në drejtim të derës se hyrjes.
Akuza e prokurorisë thekson se të lartcekurit i kishin bërtitu tani të ndjerit të ikë nga vendi ku punonte, pasi kishin vërejtur se po shembej një pjesë e betoni e cila edhe e kishte zënë tani të ndjerin Visar Behrami.
Behrami ishte nxjerr nga rrënojat e objektit rreth orës 24:06, pa shenja jetë, vdekja e tij është konstatuar nga autopsia, ku thuhet se vdekja kishte qenë e dhunshme për shkak të asfiksisë mekanike si pasoj e zënies dhe shtypjes nga gërmadha thuhet në akuzën e prokurorisë, raporton Kallxo.com.
Me këtë Hoti e Hajrizaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “.
Kallxo.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë ngjarje.