Familja e të vdekurit nga shembja e hotelit ‘Adriatik’ fal gjakun
Në fshatin Vidimriq të Mitrovicës iu dha lamtumira e fundit Visar Behramit i cili u gjet i vdekur dje pas shembjes së hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.
Visar Behrami, 27 vjeçar u varros sot ndërsa të pranishëm ishin një numër i madh i qytetarëve të Mitrovicës.
Famija Behrami ka vendosur t’ia fal gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre.
Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për A.H dhe Q.H, të arrestuar në lidhje me shembjen e djeshme të hotelit ‘Adriatik’ që e la një të vdekur.
KALLXO.com mëson se personat e ndalur janë A.H si punëdhënës dhe Q.H si punëkryes në objektin e Hotel ‘Adriatikut’.
Pas shembjes së një pjesë të hotelit, i ngujuar kishte mbetur Visar Beharamim 27 vjeçar nga Mitrovica.
Brenda objektit të Hotelit Adriatik në momentin e shembjes kanë qenë duke punuar katër punëtorë, tre prej të cilëve kishin arritur të dilnin nga vendi dhe të shpëtonin, ndërsa i ngujuar nën gërmadhat e Adritatikut për orë të tëra kishte mbetur Visar Behrami.
Pas më shumë se gjashtë orë kërkimi nga njesitë e policisë, zjarrfiksave dhe FKS-së ishte gjetur pa shenja jetë trupi i tashmë të ndjerit Visar Behrami.
Sipas policisë dhe Komunës së Mitrovicës dyshohet se shkaku i shembjes ishte renovimi që po bëhej në këtë hotel, për të cilat punime nuk ishte marrë leje.