Gjykata dënon ish-deputetët Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj për sulmin ndaj Arben Gashit     

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e Gani Dreshaj, janë dënuar me nga 1250 euro për sulmin të cilin ia kishin bërë ish-deputetit të LDK-së, Arben Gashi gjatë një seancë në kuvendin e Kosovës.

Ish- deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, u shpall fajtor nën akuzat se e kishte shtyrë dhe e kishte qëlluar me bërryl në gjoks deputetin Gashi.

Ndërsa ish-deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj u shpall fajtor nën akuzat se e kishte kanosur deputetin Arben Gashi me fjalët “kom me ta prishë fytyrën”.

Të dënuarit nga Gjykata e Prishtinës detyrohen që ta paguajnë gjobën brenda 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Vepra penale për të cilën u shpall fajtor Xhavit Haliti, është e dënueshme me burgim deri në 3 vite ose me dënim me gjobë, ndërsa ajo për të cilën u shpall fajtor deputeti Dreshaj dënohet me 6 muaj burgim ose me dënim me gjobë.

Incidenti për të cilin janë dënuar dy deputetët ka ndodhur më 18 maj të vitit 2018 në sallën e Kuvendit përderisa deputetët po votonin para kutive në seancë.

VIDEO – Përleshje mes Xhavit Halitit e Arben Gashit në Kuvend

ndërsa Prokuroria e Prishtinës e kishte ngritur aktakuzën ndaj Halitit e Gashit në korrik të këtij viti.

Aktakuzë ndaj Halitit e Dreshajt për sulmin – kanosjen ndaj deputetit të LDK-së