Arkiv

Aktakuzë ndaj Halitit e Dreshajt për sulmin - kanosjen ndaj deputetit të LDK-së

Prokuroria e Prishtinës me 31 maj 2019 ka ngritur një aktakuzë ndaj deputetëve Xhavit Haliti e Gani Dreshaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi për redaksinë tonë ka pohuar se lënda ka ardhur në Gjykatë por që ende nuk është ndarë në punë.

Sipas informacioneve që posedon KALLXO.com rasti ka të bëjë me një përleshjeje që kishte ndodhur në maj të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës në mes të deputeteve Xhavit Haliti e Arben Gashi.

https://kallxo.com/perleshje-mes-xhavit-halitit-e-arben-gashit-ne-kuvend/

 

Deputeti Xhavit Haliti akuzohet për veprën penale të sulmit me pretendimin se e ka sulmuar deputetin e LDK-së Arben Gashin, ndërsa Gani Dreshajn Prokuroria e akuzon me veprën penale të kanosjes pasi që siç thuhet në aktakuzë Dreshaj më pas e kishe kanosur deputetin Arben Gashi.

https://kallxo.com/kryeprokurori-beka-xhavit-haliti-dyshohet-per-sulm-e-gani-dreshaj-per-kanosje-ndaj-arben-gashit/

.