Foto: Ilustrim

Djali i dehur rrah babanë

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur babanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në rr. “Car Dushani”, në Mitrovicë.

Sipas Policisë, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore prindit të tij.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje deri në këndellje për shkak se i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit.