Ilustrim.

Prishtinë, arrestohet një i dyshuar pasi dyshohet se sulmoi fizikisht gruan e tij

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. 

Si përfundim, gruaja dhe fëmijët janë dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i cili ka ndodhur më 12.02.2024, rreth orës 23:15, është inicuar si lëndim i lehtë trupor.