Sulmohet fizikisht një grua në Mitrovicë të Jugut

Një grua nga Mitrovica Jugore ka raportuar në Policinë e Kosovës se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima sipas Policisë së Kosovës ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është thënë se ka ndodhur në fshatin Shupkovc, Mitrovicë e Jugut më 12.02.2024 në 16:00h dhe është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”.