Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmohet fizikisht një grua në Vushtrri, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur një grua.

Siç raportohet nga PK, ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, më 17.03.2024 në 22:06h dhe rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Në raportin  24-orësh policor është thënë se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.