Ilustrim
Dënohet i akuzuari se rrahu dhëndrin
Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 500 euro gjobë dhe një vit burg me kusht të akuzuarin V.Xh., për armëmbajtje dhe lëndim të lehtë trupor
Sipas akuzës në shtator të vitit 2015 një fshat të Mitrovicës i akuzuari pas informatës se dhëndri i tij A.H., ishte duke ushtruar dhunë fizike motrës së tij, kishte shkuar me automjetin e tij në shtëpinë e dhëndrit.
Sipas akuzës i pandehuri ka nxjerrë armën dhe me kondak të revoles e kishte goditur të dëmtuarin në kokë dhe në trup.
Sipas aktakuzës, më pas i kishte shkrepur arma në dhomë dhe e kishte goditur në dorën e majtë të dëmtuarin.
Pas kësaj i pandehuri del nga shtëpia e të dëmtuarit dhe ka shtënë edhe një herë me armë në ajër, ku të dëmtuarit i kishte shkaktuar lëndime dhe atë gërvishtje në regjionin e kokës, plagë shqyese në pjesën e bylyzykut të dorës së djathtë.
Po ashtu V.Xh., akuzohet se në shtator të po të njëjtit vit ka mbajtur në posedim armë pa leje e të cilën e kishte fshehur në një vend të gjelbëruar në oborrin e shtëpisë së tij.
I pandehuri e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale në seancën e shqyrtimit fillestar, ndërsa sot gjykata ka marrë vendim ndaj tij.
Sipas aktgjykimit i pandehuri V.Xh., është dënuar me 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje dhe me burgim me kusht prej një viti, në periudhë verifikuese prej dy viteve.
Po ashtu gjykata ka shpallur dënim plotësues për konfiskimin e pistoletës.