Ilustrim

Dënohen 4 nga 8 të akuzuarit për falsifikim të diplomave

 

Gjykata e Prizrenit ka dënuar sot katër nga tetë të akuzuarit për falsifikim të diplomave. Të cilët ishin arrestuar nëntorin e vitit 2019 duke vepruar si grup i organizuar dhe duke shitur diploma false.

Prokuroria e Prizrenit kishte arritur t`i kapë në flagrancë këtë rrjet të dyshuar për falsifikime të diplomave. Duke përdorur masat e fshehta të vëzhgimit e hetimit prokuroria kishte arritur të siguroj prova se të akuzuarit kishin kryer veprat për të cilat ngarkoheshin.

Prokurori i këtij rasti Petrit Kryeziu ka konfirmuar dënimin e këtyre të akuzuarve.

“Po sot kemi qenë në seancë ku janë dënuar 4 të akuzuar. Prokuroria është e gatshme që kurdo që zhvillohet seanca edhe ndaj 4 të tjerëve t`i ballafaqoj me prova që i kemi në dispozicion se edhe ata kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen”, tha Kryeziu.

Për dënimin e këtyre personave ka njoftuar edhe Gjykata e Prizrenit nëpërmjet një komunikate.

“Të akuzuarën F.Xh., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro”.

“Të akuzuarin B.A., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2,500.oo (dymijepesëqind) euro”.

“Të akuzuarin D.M., me dënim me gjobë në shumën prej 1,000.oo (njëmijë)  euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro”.

“Të akuzuarin M.H., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Prizrenit.

Nëntorin e vitit 2019 emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ kishte transmetuar pamjet nga dhënia e parave dhe arrestimet e peronave të dyshuar.

Pamjet nga dhënia e parave dhe arrestimet e peronave mund t`i ndiqni në linkun e mëposhtëm: