Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Për 24 orë rreth 4300 tiketa për shkelje të masave anti-COVID-19

Policia e Kosovës vazhdon t`i gjobisë qytetarët për mosrespektim të masave anti-COVID.

Vetëm në 24 orët e fundit Policia i ka dënuar 4 mijë e 263 qytetarë për mosrespektim të masave të vendosura nga Qeveria.

Edhe gjatë ditës së djeshme, sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar gjithsej 3 mijë e 981 gjoba.

Sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Republikë së Kosovës gjoba më e lartë është 2 mijë euro për personat juridik të cilët organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dhe po ashtu ndalohet aktivitetit, ndërkaq dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dy mijë euro.

Ndërsa gjoba më e ulët është ajo e 35 eurove për persona fizik që nuk mbajnë maskën dhe distancë fizike të përcaktuara nga organet kompetente.