Arrestohen tre inspektorë të Shpend Ahmetit

 

Katër persona, tre prej tyre inspektorë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se arrestimi i tyre është bërë nën dyshimet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

“Para disa ditëve Prokuroria e ka njoftuar Inspektoratin Komunal të Prishtinës por nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e tyre prandaj me datë 08.09.2019 me urdhër të prokurorit kujdestar ka rezultuar ndalimi i personit të parë i cili dyshohet për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, dhe ndaj të njëjtit pas kërkesës se Prokurorisë i është caktuat masa e arrestit shtëpiak”, ka thënë Ulaj.

“Ndërsa me 09.09.2019 janë ndaluar për 48 orë edhe tre persona të tjerë nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës të cilët nga Prokuroria dyshohen për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, tha zëdhënësja Ulaj.

KALLXO.com merr vesh se arrestimi i katër pesonave ka ndodhur për shkak të shembjes së dheut të në afërsi të Pallatit të Drejtësisë në objektin e quajtur ‘Pallati i Avokatëve’.
Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Prishtinës udhëhiqet nga Adonis Trahiri i PSD-së partia e cila drejtohet nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Shembje dheu në Prishtinë, arrestohet një person

.