6 muaj burg me kusht se goditi një person me veturë

Kamer Beqiri u dënua me gjashtë muaj burg me kusht për rrezikim të trafikut publik.

Gjykata e Mitrovicës, Beqirit, po ashtu i ndaloi vozitjen e automjeteve të kaegorisë B për 1 vit.

Më 7 gusht,në Mitrovicë u mbajt shqyrtimi fillestar i udhëhequr nga gjyqtari Velko Vucetic  ndaj të pandehurit Kamer Beqiri të cilin  e përfaqësoi avokati Gani Rexha, ndërsa akuzën e përfaqësoi prokurorja e shtetit Danijela Batkovic.

Lidhur me çështjen i pandehuri para pranimit të fajësisë tha ‘’Ja sam kriv sto sam ziv’, që në shqip i bie “jam fajtor vetëm pse jam gjallë”.

Pas konsultimit me avokatin, I pandehuri deklaroi se e pranon fajësinë për kryerjen e kësaj vepre penale, se  pendohet dhe i vjen keq. Po ashtu shtoi se ishte pajtuar me palën e dëmtuar.

Prokurorja u pajtua me këtë pranim të fajësisë, ndërsa avokati Gani Rexha tha se me rastin e shqiptimit të dënimit duhet të merren parasysh faktet se  i akuzuari është i sëmurë nga shtypja  e lartë e gjakut dhe sëmundja e sheqerit, se me të dëmtuarin është pajtuar dhe se ka pas shume sjellje korrekte ndaj tij deri në shërimin e plotë.

Gjyqtari Vucetic  konstatoi se pasi i pandehuri ka kuptuar pasojat dhe benifitet e pranimit të fajësisë  dhe pasi u plotësuan kushtet ligjore  të pranohet pranimi i fajësisë.

Prokuroria e Mitrovicës  pretendon se me datën  04 shkurt të  vitit 2018, rreth orës 18:20  në Mitrovicë në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ me automjetin  kombi VË25, me të cilin qarkullonte nga drejtimi Shipol-Mitrovicë pasi kishte kaluar ‘’Urën e gjakut’’e kishte goditur  me anën e djathtë të automjetit  këmbësorin tani të dëmtuarin Bekim Nuha.

Këmbësori sipas aktakuzës ishte duke kaluar rrugën me ç’rast  rrëzohet në rrugë ku  pëson lëndim të rëndë trupor  dhe thyerje të ashtit të kafkës, grumbullim të gjakut në anën e cipës së fortë trunore, gjakderdhje massive traumatike nën cipën e trurit, ndrydhje të indit të trurit në anën e djathtë dhe të majtë.

Prokuroria kishte kërkuar që të akuzuarit t’i shqiptojë dënim plotësues dhe atë ndalimin e vozitjes së mjetit motorik me të cilin do të arrihet qëllimi i dënimit.