Gjykimi për krime lufte në Nerodime të Epërme - Foto: KALLXO.com

I akuzuari pёr krime lufte nё Kosovё kёrkon tё gjykohet në Hagë

Destan Shabanaj, i cili po akuzohet pёr krime tё luftёs nё rajonin e Ferizajt, ka kёrkuar qё tё gjykohet nga Haga.

Ai kёtё kёrkesё ia ka parashtruar gjyqtarit tё Departamentit Special, Musa Kongjeli.

Kёrkesa e tij nuk u trajtua nё seancёn e sё hënës, e cila vazhdoi me dhёnien e fjalёs pёrfundimtare tё palёve tё tjera nё procedurё.

Nё kёtё rast pёr kryerjen e krimeve tё luftёs nё fshatin Nerodime tё Ferizajt, bashkё me Destan Shabanajn po akuzohet edhe Zllatan Kёrstiq.

Nё fjalёn pёrfundimtare tё kёtij procesi gjyqёsor prokurori Valdet Gashi tha se ёshtё vёrtetuar se tё akuzuarit kanё kryer ato vepra pёr tё cilat akuzohen.

“Jemi nё pёrfundim tё njё rasti tё rёndёsishёm penal ku ёshtё vёrtetuar se tё akuzuarit si zyrtarё tё shtetit serb nё forcat policore e paramilitare kanё shkelur rregullat dhe ligjet ndёrkombёtare gjatё luftёs nё Kosovё dhe si rrjedhojё konsiderohen si krime lufte”, tha Gashi.

Ai i kёrkoi Gjykatёs qё me rastin e administrimit tё provave tё mos ua falё besimin deklaratave tё tё akuzuarve pasi qё, sipas tij, janё kundёrthёnёse.

“Mbrojtjet e tё pandehurve nё deklraatat e tyre nё polici, prokurori e gjykatё janё kontradiktore dhe nuk duhet t’u falet besimi. Veprimet e tyre konsiderohen veprime të krimeve tё luftёs ndaj popullsisё civile, prandaj kёrkojmё  nga Gjykata qё tё pandehurit tё shpallen fajtorë dhe t’i dёnojё sipas ligjit dhe se veprimet e tyre janё nё kundёrshtim tё 4 konventave ndёrkombëtare”, tha ai.

Fjalёn pёrfundimtare nё kёtё gjykim e dha edhe avokati i viktimave, Gani Rexha.

Rexha kёrkoi nga Gjykata qё tё akuzuarit tё shpallen fajtorё dhe me rastin e shqiptimit tё dёnimit tё ketё pёr bazё faktin e maltretimit para vrasjes, fshehjen e rastit dhe keqtrajtimin.

Pёr kёto akuza, tё akuzuarit Kёrstiq dhe Shabanaj ishin deklaruar tё pafajshёm.

Fjala pёrfundimtare e tyre nё kёtё proces u shty pёr tё premten.

Kёrstiq akuzohet se sё bashku me pjesёtarё tё tjerё tё policisё serbe ka marrё pjesё direkt nё sulmin kundёr popullatёs civile shqiptare.

Sipas Prokurorisё, ai me mjete ushtarake ka hyrё nё oborrin e shtёpisё  sё familjes NN dhe ka marrё pjesё nё shkatёrrimin e pasurisё dhe shtёpive.

Ai akuzohet edhe se ka marrё pjesё nё dёbimin e 15 anёtarёve tё kёsaj familjeje dhe nё marrjen peng tё 4 pjesёtarёve të tjerё.

Prokuroria pretendon se ai ka kontribuar nё  maltretimin, torturimin, gjymtimin dhe nё vrasjen me armё zjarri tё viktimave, madje duke i hedhur skaj rrugёs kufomat e viktimave me qёllim tё fshehjes sё krimit.

Kurse Shabanaj akuzohet se nё cilёsinё e inspektorit policor ka urdhёruar që trupat e kёtyre viktimave tё varrosen pa dinjitet, nё kundёrshtim me rregullat e luftёs.

PSRK pretendon se nё ditёn kritike me urdhёr tё Shabanajt dhe pjesёtarёve tё tjerё pёrmes personave H.K. dhe I.A. i kanё tёrhequr me kamion viktimat nga morgu i Prishtinёs ende pa iu bёrё autopsia.

Tutje, nё aktakuzё thuhet se viktimat ishin dёrguar nё afёrsi tё varrezave tё qytetit tё Ferizajt, ku ishte duke i pritur Destan Shabanaj.

Ai pretendohet se kishte urdhёruar personin “Maksut” qё me ekskavator tё hapte njё gropё me qёllim qё nё tё tё hidheshin viktimat.

Pas hapjes sё kёsaj grope, sipas Prokurorisё Speciale Shabanaj ka urdhёruar qё pa i respektuar traditat dhe ritualet fetare t’i hidhnin viktimat nё gropё dhe t’i hidhnin nё dhe, duke mos mbajtur asnjё shёnim pёr identitetin e tyre.

KALLXO.COM ka raportuar nё vazhdimёsi nga ky proces gjyqёsor.