Gjobë ndaj 20 vjeçarit që manovroi me veturë te nënkalimi i Ferizajt

Një 20 vjeçar është gjobitur nga policia pasi shkaktoi kundërvajtje te nënkalimi i qytetit në Ferizaj.

I njëjti sipas njoftimit të policisë mbrëmë rreth orës 22 e 30 te nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMË me targa vendore dhe që kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin i moshës 20 vjeçar në stacionim e policisë në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro dhe 1 pikë negative.

Ai sipas policisë, e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.